Një 11 vjeçar ka humbur jetën ndërsa motra e tij, 9 vjeçe, ka mbetur e plagosur gjatë kohës që po luanin me një granatë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Kocaj-Fushë Bulqizë. Loja me një granata i kushtoi jetën një 11 vjeçari në Bulqizë dhe motra e tij mbeti e plagosur.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së premtes në fshatin Kocaj të Fushë Bulqizës. Dy fëmijët kishin dalë për të luajtur dhe në afërsi të një përroi në fshat gjetën granatën.
Fillimisht 11-vjeçari e ka marrë granatën në dorë e cila ka plasur duke i shkaktuar vdekjen të miturin dhe rrezikon seriozisht jetën e 9-vjeçare.
Vajza është transportuar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe është në gjendje kritike për jetën. Grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes./abcnews.al