Longo: Nuk më pëlqen rezultati, ndaj Kastriotit kishim 15 raste të pastra

schedule19:31 - 19 Shtator, 2021

schedule 19:31 - 19 Shtator, 2021

Diego Longo e fitoi edhe misionin e javës së dytë me Kukësin, duke fituar ndaj Kastriotit me shifrat 3-1. Gjithsesi, pas ndeshjes në mikrofonin e Supersport ai kishte rezerva për ekipin e tij.

“Sigurisht e prisja që skuadra të fitonte, po pres dhe fitoren në javën e tretë. Ne hyjmë në fushë vetëm për fitore. Nuk është e lehtë sepse të gjitha ekipet këtu janë të forta, por ne do të bëjmë maksimumin për të fituar.

Tre lojtarët që kanë spikatur? Nuk mund të them që jam i lumtur vetëm me sulmuesit, por jam i lumtur me të gjithë ekipin, sepse nuk është vetëm sulmuesi që luan, por i gjithë ekipi duhet ta ndihmojë.

Rezultati? Të them të drejtën nuk jam shumë i kënaqur sepse kishim 15 raste të pastra për të shënuar dhe realizuam vetëm 3, duhet të jemi më pragmatistë sepse me skuadrat e mëdha bëhet më e vështirë. Mendoj se Taipi është lojtar shumë i mirë, fantastik, e kam njohur dhe më përpara”, u shpreh Longo. /abcnews.al