Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Lokalizohet zjarri në Llogara/ Nën kontroll flakët pranë tunelit, ujë nga ajri me helikopter

schedule14:03 - 1 Gusht, 2026

schedule 14:03 - 1 Gusht, 2026

Flakët që përfshinë kodrën pranë Palasës në jug të vendit po vihen nën kontroll.

Pas ndërhyrjes nga ajri të dy  helikopterëve të ushtrisë të cilët prej mëngjesit të së shtunës nisën të hedhin ujë për neutralizmin e vatrës   pranë tunelit të Llogarasë duket se është arritur lokalizmi i zjarrit.

Flakët përfshinë një sipërfaqe me shkurre dhe pyje prej mesnatës.



Dhjetra zjarrfikës, efektivë të ushtrisë dhe punonjës të emergjencave ndodhen në terren për izolimin e tij. Pavarësisht ndërhyrjes së tyre prej orëve të vona nuk arritën lokalizmin e flakëve deri mesditën e të shtunës.

Temperaturat e larta, era dhe terreni i vështirë vështirësuan punën e tyre dhe ndihmuan përhapjen e zjarrit.

Sipas autoriteteve forcat e angazhuara mbeten në gatishmëri deri në shuarjen e plotë të flakëve.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!