“Liverpool me mentalitet xhuxhash, nuk kualifikohen në Champions League”

schedule20:17 - 8 Mars, 2021

schedule 20:17 - 8 Mars, 2021

Futbolli është i çuditshëm, ashtu si edhe kriza që po kalon Liverpool. Skuadra e Jurgen Klopp është fikur totalisht dhe ndaj Fulham (fitoi 0-1) regjistroi humbjen e gjashtë radhazi shtëpiake në kampionat.

Kampionët në fuqi renditen në vendin e tetë dhe Jamie Carragher, ish-mbrojtësi i njohur i “The Reds”, nuk i kursen kritikat për lojtarët e Jurgen Klopp.

Shpeshherë gjatë sezonit të kaluar, Liverpooli arrinte të shënonte gola dhe të fitonte në minutat e fundit. Siç shprehej edhe Jurgen Klopp, skuadra kishte një mentalitet prej përbindëshash.

Por tani, Liverpool ka një mentalitet xhuxhash. Ekipi pëson gol dhe nuk reagon më fare, lojtarët kanë harruar të reagojnë. Kjo situatë po zgjat prej 3-4 muajsh.

Është e papranueshme që Liverpool të luajë në këtë mënyrë, edhe kundër skuadrave që, të jemi i sinqertë, nuk janë aq të forta. Do hasin vështirësi për t’u renditur në katërshen e parë. Vendi i katërt është realisht shumë larg në këto momente“, thekson Carragher. /abcnews.al