Mbyllet protesta kundër Albin Kurtit, asnjë incident/ Veteranët: Tubimet do të vazhdojnë

schedule18:02 - 15 Korrik, 2023

schedule 18:02 - 15 Korrik, 2023

Është mbyllur protesta e sotme e thirrur nga shoqëria civile, veteranët e UÇK-së dhe opozitës  në Kosovë, kundër qeverisë së Albin Kurtit.

Veterat e UÇK kanë paralajmëruar se protestat nuk përfundojnë këtë, por do të ketë tubime të tjera në vazhdim, deri në rrëzimin e qeverisë.

Protesta nisi me himnin e Kosovës dhe atë kombëtar, ndërsa protestuesit më pas nisën me brohoritjet “UÇK, UÇK” e “Poshtë Qeveria”.

18:55 – FOTO/ Mbyllet pa asnjë incident protesta e veteranëve: Pankartat epike të qytetarëve

Është mbyllur protesta e sotme e thirrur nga shoqëria civile, veteranët e UÇK-së dhe opozitës  në Kosovë, kundër qeverisë së Albin Kurtit.

Personat që mbajtën fjalën në podium kritikuan Kurtin për izolim të vendit si edhe i kërkuan Osmanit të mos nënshkruajë ligjin për pagën minimale.

Veterat e UÇK kanë paralajmëruar se protestat nuk përfundojnë këtë, por do të ketë tubime të tjera në vazhdim, deri në rrëzimin e qeverisë.

Protesta e zhvilluar në sheshin “Skenderbeu” të Prishtinës u zhvillua në mënyrë paqësore, pa asnjë incident, ndërsa nuk mungonin edhe pankartat epike.

“Mimozë, a të kallëzoi Radojçiç se ku janë 16000 të zhdukurit e luftës”, thuhej në një prej pankartave.

Po ashtu, protestuesit u panë të veshur me bluza me mbishkrimin “Liria ka emër”, si dhe mbanin në duar flamuj të Kosovës, flamurin kombëtar dhe atë amerikan.

Para nisjes së protestës, Qeveria e Kosovës kishte marrë masat e sigurisë duke e bllokuar hyrjen në oborrin e Qeverisë me rrethoja hekuri dhe kishte shtuar numrin e policëve, përfshirë edhe të njëisë speciale.

18:45 – Ligji për pagën minimale/ Veteranët e luftës kërcënojnë me protesta të vazhdueshme

Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Ajeti, i ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani që mos ta dekretojë Ligjin për pagën minimale ose do të përballen me protesta të vazhdueshme.

Deputetët e pushtetit e votuan të enjten Ligjin për pagën minimale, në të cilin nuk përfshihen veteranët. Kjo ka nxitur edhe protesta para Qeverisë gjatë ditës së sotme. Protestat, sipas veteranëve, nuk do të ndalen nëse Ligji që kaloi të enjten në mbrëmje në Kuvend do të dekretohet nga presidentja Osmani.

18:24 – “Kurti di vetëm të gënjejë”, kryetari i shoqatës ‘Zëri i Prindërve’: Të bashkohemi për largimin e qeverisë

Ka nisur protesta e organizuar nga shoqëria civile, veteranët e UÇK dhe opozita kundër qeverisë së Albin Kurtin në sheshin “Skënderbe” në Prishtinë.

Në podium ka mbajtur fjalën e tij Bajram Çerkinaj, kryetar i shoqatës “Zëri i Prindërve”, i cili është shprehur se Kurti di vetëm të genjejë.

Ai po ashtu u shpreh se Kurti po na dëmton lirinë për të cilën kanë luftuar dhe i bën thirrje që t’i kthehet popullit dhe të rehatojë atë.

Në fund ai i kërkon të pranishmëve që të marrin edhe të rjerë me vete dhe të bashkohen për të rrëzuar këtë qeveri.

“Ju jeni liria e Republikës së Kosovës. Unë e di që krejt Kosova është për liri. Kush është ai që nuk i përkrah veteranët e luftës. Ku jeni o ju që ju dhamë votat, ku jeni për këtë popull. Ruhuni se ju nuk dini cfarë është liria, ruhuni se dini vec me na rrejt, dini veç me na mashtru, veç me na shëmtu.

E kemi gëzuar një liri të cilën po na e dëmtojnë. Kush po na e dëmton? Ata që thojnë që veteranët nuk kanë të drejtë me marrë një pagë minimale, me marr frymë normal, nuk kanë të drejtu me jetu, s’kanë te drejtë fëmijtë me jetu.

U kisha lut atyre në karrige të buta, kthenju këtij populli, rehatoni popullin, ai që është për mos me rahatu popullin, mos ju rehatoftë jastëku ku flen.Të bashkohemi të gjithë për largimin e qeverisë” tha ai.

Protesta ëshët thirrur pas publikimit të dokumentit audio ku dëgjohet kryeshefja e deputetëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila duke diskutuar me ekstremistët serbe per politikate vendit dhe për listat “e fryra” sic i ka cilësuar ajo të veteraneve.

Po ashtu ata do të protestojnë edhe kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)”, kjo pasi që mazhoranca në seancën e së enjtes miratoi Ligjin për Pagën Minimale, në të cilin u lanë jashtë veteranët e UÇK-së.

Sipas organizatorëve të protestës në fjalë, Ligji që përjashton veteranët nga paga minimale, u votua në mënyrë të turpshme nga shumica parlamentare.
“Prandaj kërkojmë nga presidentja që ta kthejë mbrapsht këtë ligj të padrejtë dhe anti-UÇK”, thuhet mes tjerash në thirrjen për protestë.

Në parim, me të parashihet që paga minimale në Kosovë të arrijë vlerën e 264 eurove bruto për të gjithë të punësuarit, në sektor publik e privat. Paga minimale aktualisht është 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

Ligji për pagën minimale ka hasur në kundërshtim të ashpër nga personat që përfitojnë nga skema pensionale për veteranët e luftës së viteve 1998-‘99 në Kosovë.

Kjo për shkak se ky Ligj nuk e parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin e veteranëve, siç ka qenë në të kaluarën.

Projekt ligji është miratuar në lexim të parë në qershor të 2022, ndërsa, më 13 korrik 2023, ai është miratuar edhe në lexim të dytë në Kuvend.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!