LIVE-Raketa kineze, orari kur do të bjerë dhe zonat me rrezik, Italia dhe Greqia në alarm

schedule00:06 - 9 Maj, 2021

schedule 00:06 - 9 Maj, 2021

Italia dhe Greqia janë në alarm për shkak të frikës se ku do të bjerë raketa kineze, pasi dy vendet janë mes shteteve në zonën e rrezikut. Mediat italiane shkruajnë se raketa kineze do të bjerë në tokë midis orës 02:30 dhe 06:45 të orëve të para të ditës së sotme.

Greqia nuk ka hezituar që të bëjë lëvizjet e para në mënyrë që të reduktojë sa më shumë dëmet në rast se raketa ka për trajektore territorin grek, fluturimet ushtarake u ndaluan.

Raketa 30 metra e gjatë prej 22 tonësh po bie me një shpejtësi marramendëse.

Ushtria amerikane parashikoi se raketa kineze do të bjerë në Turkmenistan në Azinë Qendrore, tashmë gjithçka mbetet për t’u parë, teksa e gjithë bota është në ankth.

Dje një teleskop në Itali arriti të fotografojë raketën kineze prej 18 tonësh që ka dalë jashtë kontrollit dhe që tani është në rënie të lirë në drejtim të Tokës.

Pekini ka minimizuar frikën e një dëmi të madh. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin këmbënguli se pjesa më e madhe e raketës do të digjet gjatë hyrjes në atmosferën e Tokës dhe probabiliteti i shkaktimit të dëmtimit në tokë është jashtëzakonisht i ulët.

Kina e lëshoi raketën e quajtur Long March-5B në 29 prill. Kjo nuk është hera e parë që një raketë kineze shkakton shqetësime për planetin tonë, pasi në vitin 2020, mbeturinat nga një raketë tjetër ranë në fshatrat në Bregun e Fildishtë duke shkaktuar dëme.

Bota është në ankth dhe me sytë nga qielli./ db/Abcnews.al/