PAMJET / Kush është Hekuran Billa, trafikant në Angli, biznesmen në Shqipëri

schedule22:38 - 11 Qershor, 2020

schedule 22:38 - 11 Qershor, 2020

Një person  është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, pranë Qendrës Kristal.

Zona është rrethuar nga forca të shumta policie.

Nga të dhënat e para mësohet se viktima është identifikuar si Hekuran Billa, 40 vjeç nga Kukësi.

LEXO edhe: EMRI / Ekzekutimi mafioz në Tiranë, ky është 40-vjeçari i vrarë, policia jep detajet

Ai është gjetur i vdekur brenda një makinë të bardhë tip “BMW” X6.

Mësohet se viktima është kthyer nga Belgjika në Shqipëri përpara 5 ditëve.

Raportohet se viktima ka precedentë të mëparshëm penalë.

Në vitin 2006 ai ka kryer një vrasje jashtë vendit, në shtetin anglez.

Hekuran Billa, është dënuar për vrasje të Prel Marku, 22 vjeç, në Park Royal në Londër, më 14 tetor 2006.

Ai ka qenë i përfshirë në bandat shqiptare të cilat operonin në fushën e trafikut të qenieve njerëzore, dhe në prostitucion.

Sipas mediave të huaja, rivali i Billës ishte Petrit Brahoj, 45 vjeç.

Gjithashtu pjesë e vrasjes së Markut ishte edhe Kujtim Spahiu, i cili u burgos me 33 vite burg.

Dy të dyshuar të tjerë që bashkëpunuan me Billën asokohe, ishin Mohamed Mehmeti dhe Lulzim Bici, të cilët ishin duke pritur në makinën e arratisjes jashtë klubit, u pastruan nga çdo përfshirje në vrasje.

Billa u ekstradua nga Anglia në Shqipëri për të vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm.

LEXO edhe : Gjendet i djegur një automjet në Pezë, dyshohet të jetë i autorëve tek “Komuna e Parisit”

ABC News ka mësuar se një vit më parë është liruar nga burgu i Fushë Krujës, pasi nga autoritetet është konsideruar se dënimi i tij prej 34 vitesh burg, është shlyer.

Një vit më parë gjykata e Krujës i ka pranuar Hekuran Billës kërkesën për “lirim me kusht” dhe i ka rrëzuar “burgimin e përjetshëm”.

Ndërkohë mësohet se Hekuran Billa është pronar i disa bizneseve në fushën e tregtisë së automjeteve të të gjitha tipeve me shumicë e pakicë, në fushën e shërbimit ndaj mjeteve të transportit duke përfshirë gjithë sektorin e mekanikës, servisit të autove, etj.

 

 

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, pranë qendrës Tregtare “Kristal Centre”. Nga mënyra se si atentati është kryer, mësohet se bëhet fjalë për një ekzekutim mafioz./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!