Pallate të shembur, godina me mure të krisur, makina të shtypura, është kjo panorama e trishtë në Adana të Turqisë, e cila u godit rëndë nga tërmeti shkatërrimtar i së hënës.
Gazetari i ABC News, Arlind Isa i cili mbërriti sot në Adana bashkë me ekipin e xhirimit, tha se situata në qytete është kaotike.
Në një lidhje të drejtpërdrejt në ABC News, gazetari Isa përcolli situatën atje, ku ekipet e shpëtimit vijojnë të kërkojnë nën rrënoja për të mbijetuar. Shumë të tjerë, ata që i kanë mundën t’i shpëtojnë lëkundjeve shkatërruese, ndodhen të pastresë. Ata janë strehuar në cadra emergjence, të ngritura nga autoritetet vendase, ndërsa me sy janë nga rrënojat me shpresën për të mbijetuar.
Sakaq autoritetet në Adana kërkojnë nga banorët të ruajnë perimetrin e sigurisë, pasi nuk japin garanci për godinat, ndërsa për t’u ardhur në ndihmë, hapësira e një tregu është kthyer në vend emergjence për strehimin dhe ushqimin e banorëve të mbijetuar të mbetur të pastrehë.


