Lirohen plazhet publike në Darëzezë

schedule15:50 - 22 Korrik, 2019

schedule 15:50 - 22 Korrik, 2019

Në Darzezë të Fierit Ministrit Blendi Klosi tha se sot plazhet publike po u kthehen njerëzve të zakonshëm. Kurse në një të ardhme do të ketë investime edhe më të mëdha.

Këtë të hënë aksioni për lirimin e plazheve publike u përqendrua në Darzezë të Fierit. Ministri i Turizmit Blendi Klosi tha se po sigurohen hapësira për njerëz të zakonshëm dhe se Bashkia e Fierit ka bërë një punë të mirë në organizimin dhe menaxhimin e kësaj pjesë bregdetare.

Kemi ardhur për të kontrolluar problematikat e një stacioni plazhi sa më efikas.

“Mund të themi që ky qark ka bërë tani një punë të shkëlqyer pasi  10 ditë më parë kur ne bëmë inspektimin , situata ishte pothuajse me 0 kontrata dhe sot jemi në përmbyllje të të gjitha kontratave përsa i përket stacioneve të plazhit”.

Ministri Klosi tha se hapja e by passit të Fierit, është një mundësi më shumë për të lehtësuar aksesueshmërinë e pushuesve, për të shfrytëzuar pasuritë natyrore të Semanit dhe Darëzezës.

“E gjithë sipërfaqja është e populluar me operatorë turistikë dhe kjo tregon jo vetëm që ata duan të bëjnë biznes, por që edhe shumë qytetarë vijnë dhe e shfrytëzojnë këtë pasuri të madhe të qarkut. është një plazh i ri që po popullohet gjithmonë e më shumë”.

Sipas Klosit, në planet e ministrisë është edhe një masterplan për zhvillimin e strukturave hoteliere në zonën e Adriatikut duke shfrytëzuar një pasuri të madhe që ka bregdeti shqiptar që është plazhi i rërës kaq cilësor dhe i pastër. /ABC News Albania 24/7