Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lirimi i hapësirave publike/ Aksion në Durrës, IMT heq disa struktura pa leje

schedule10:20 - 8 Korrik, 2025

schedule 10:20 - 8 Korrik, 2025

Në Durrës ka vijuar aksioni për lirimin e hapësirave publike.

Aktualisht IMT po punon për të hequr disa struktura pa leje. Gazetari Leonidha Musai, tha për ABC News, se aksioni po ndërmerret në një lagje në hyrje të qytetit bregdetar, ku po hiqen edhe disa kioska.

Aksioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Ditën e djeshme aksioni ishte përqendruar në qendër të qytetit, duke bërë lirimin e disa trotuareve në qendër që ishin zaptuar për interesa personale.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama prej ditësh ka përcjellë mesazhe për lirimin e hapësirave publike të zaptuar me pa të drejtë. Në deklaratat e tij kryeministri Rama ka bërë të qartë që ky aksion do të vazhdojë dhe se bizneset apo menaxhuesit e tyre duhet të lirojnë atë hapësirë që kanë marrë me pa të drejtë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!