Liridon Latifi i kthen buzëqeshjen Josës, bashkohet me Vllazninë në Austri

schedule21:12 - 3 Korrik, 2022

schedule 21:12 - 3 Korrik, 2022

Vllaznia qetësohet para ndeshjes së Conference League kundër Universitatea Craiova.

Sulmuesi Liridon Latifi i ka kaluar problemet shëndetësore që kishte pas infektimit me Covid-19.

Anësori i krahut të majtë është bashkuar me skuadrën në Austri ditën e sotme.

Ai do të nisë të marrë ngarkesën e duhur fizike, që të jetë gati për duelin e parë ndaj rumunëve. / abcnews.al