Lindita Nikolla: Sot nepotizmi dhe miku nuk janë alternativë

schedule16:56 - 16 Janar, 2018

schedule 16:56 - 16 Janar, 2018

Nepotizmi dhe miku për t’u punësuar në arsim, sipas ministres Lindita Nikolla, nuk janë më një alternativë. Megjithatë, ministrja e Arsimit pranon problemet në portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe tregon ndryshimet që i janë bërë atij.

Problemet e denoncuara nga mësuesit që kanë aplikuar për një vend pune në portalin “Mësues për Shqipërinë” pranohen dhe nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Lindita Nikolla: “Mesuesit telefonoheshin ose nuk informoheshin. Në këto 100 ditë, ne u angazhuam ta përsosim portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe t’i japim përgjigje çdo penetrimi të padëshiruar. Angazhimi ynë zero korrupsion.”

Për të arritur këtë, Ministrja e Arsimit tregon se në portal janë shtuar të tjera funksione dhe se mësuesit mund të monitorojnë vetë çdo gjë online.

Lindita Nikolla: “Nuk njoftohen më me telefon, por u vjen e-mail nga portali. Vetemenaxhimi tjetër pikë e fortë e portalit. Në sistem gjeni certifikatat dhe kulifikimet e çdo mësuesi. Portabiliteti. Mësuesi lidhje dhe shërbim nga portali i kualifikimit të mësuesve. Gjeneroje statistikisht politika dhe programe për të gjitha nevojat që kanë mësuesit. Po ja dolëm që përmes meritës dhe rënditjes bëhet punësimi”.

Përmes portalit “Mësues për Shqipërine”, sipas ministres së Arsimit, iu dha zgjidhje problemit të mësuesve jashte profilit. Kur kjo iniciative u lançua, rreth 5 mijë mësues jepnin mësim për lëndë që nuk kishin formimin e duhur./abcnews.al