Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Lihen në burg dy autorët që vodhën 100 milionë lekë në Levan

schedule13:28 - 14 Prill, 2018

schedule 13:28 - 14 Prill, 2018

Gjykata e Fierit ka lënë në burg dy autorët që realizuan grabitjen e 100 milionë lekëve një vit më parë në fshatin Levan. Mësohet se grabitësit janë identifikuar nga kamerat e sigurisë dhe tabulatet telefonike.

Pamjet e kamerave të sigurisë dhe tabulatet telefonike i nxorrën zbuluar autorët e vjedhjes së një benzi dhe 10 milionë lekëve të reja në Levan të Fierit.



Grabitja ka ndodhur një vit më parë, por dy personat u ndaluan më 11 prill të këtij viti. Gjykata e Fierit dha masën e arrestit me burg për Renaldo Latifin, 22 vjeç, dhe Xhuljan Muçën, 24 vjeç.

Asnjëri prej tyre nuk ka folur në seancën që u zhvillua me dyer të mbyllura. Një nga kamerat e sigurisë të një objekti  ka identifikuar të riun Renaldo teksa ecte pranë vendit të ngjarjes, me një çelës të ngjashëm me atë të Benz-it të vjedhur.

Ndërsa nga tabulatet ka rezultuar se edhe Xhuliano ditën e grabitjes ndodhej në Levan dhe jo në Vlorë, siç kishte deklaruar në polici. Të dy janë bashkëpunëtor  në krim dhe më herët Renaldo Latifit ka qenë kamarier në lokalin e Xhuliano Muçës.

Paratë dhe benzi iu grabitën një banori të Levanit, i cili do të shlyente një kredi me sasinë e lekëve. Në të njëjtën ditë në Fier u dha masa edhe për tre personat që u kapën në flagrancë duke shitur 50 kg kanabis në Roskovec. Gjykata vendosi të lërë në qeli Gazmend Saliajn, Shaban Saliajn dhe Klodian Ymerajn. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!