“Ligji u miratua në errësirë”, Meta njofton konferencë shtypi urgjente për Kushtetuesen

schedule08:57 - 13 Shkurt, 2020

schedule 08:57 - 13 Shkurt, 2020

Mëngjesin e sotëm zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi përmes një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar se presidenti Ilir Meta do të mbajë një fjalë nga presidenca ku do të flasë për miratimin ndryshimeve në  ligjin për gjykatën Kushtetuese.

Sipas Blushit nuk është më çudi që Kuvendi miraton ligje në kundërshtim me Kushtetutën dhe se në mungesë të plotë serioziteti e ka miratuar këtë vetëm pak orë para fillimit të takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias.

“Të nderuar kolegë gazetarë!
Kam marrë shumë pyetje nga ju, lidhur me ligjin që ka kaluar Kuvendi dje në mbrëmje vonë, nëse është apo jo në shkelje të Kushtetutës.

Së pari dua të shpreh çudinë e madhe që ky ligj miratohet në errësirë të plotë, vetëm pak orë para fillimit të takimeve të Komisionit të Venecias në Tiranë, të thirrur nga vetë Kuvendi, që tregon një mungesë serioziteti të plotë, panik për ngut dhe fakt të kryer.
Pra KAP ÇFARË TË KAPËSH.

Së dyti, për ne tashmë çudi përbën vetëm fakti kur ndonjëherë Kuvendi kalon ndonjë ligj që respekton Kushtetutën, pasi dhunimi sistematik i saj është kthyer në rregull.

Por sot paradite jemi të fokusuar te takimi me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.
Ndërsa pasdite ju premtoj se Presidenti do të kuvendojë me ju direkt nga Presidenca, dhe me të gjithë shqiptarët, për qëllimin e vërtetë të ligjit për KRYEKÇK-në”, shkruan Blushi./abcnews.al