Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Ligji për të huajt në Kosovë/ Rama: Mirëpresim koordinimin me BE, shpërbërja e strukturave paralele e vështirë

schedule17:29 - 14 Mars, 2026

schedule 17:29 - 14 Mars, 2026

Kosova do të njohë dokumentet e Beogradit të serbëve në Veri. Ky vendim bën që serbët në Kosovë të kenë leje qëndrimi 12-mujore, pa pasur nevojë për dokumente kosovare.

Kryeministri Edi Ram e ka mirëpritur koordinimin e Kosovës me BE-në, lidhur me këtë vendim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se shpërbërja e strukturave paralele në Kosovë është një punë e vështirë.



Kreu i qeverisë theksoi se BE duhet të heqë sanksionet ndaj Kosovës dhe të çojë përpara aplikimin e Prishtinës zyrtare për anëtarësim.

“Mirëpresim koordinimin Kosovë – BE për Ligjin për të Huajt. Shpërbërja e strukturave paralele është një punë e vështirë. BE-ja duhet t’i përgjigjet këtij guximi duke hequr masat ndëshkuese dhe duke e çuar përpara aplikimin e Kosovës për anëtarësim. Një Ballkan Perëndimor plotësisht brenda BE-së nuk është bamirësi. Është fitorja strategjike e vetë Evropës”, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!