Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Ligji për barazinë gjinore, imoralitet politik’, Gjikondi: E shëmtuar, s’mund të themi se është kriter i BE!

schedule20:58 - 18 Shtator, 2025

schedule 20:58 - 18 Shtator, 2025

Me prezantimin e kabinetit të ri qeveritar dhe zgjedhjet e ministrave të rinj, juristja Brizida Gjikondi tha për ‘Real Story’ se zgjedhja e Albana Koçiut në krye të ministrisë së brendshme është një zgjedhje personale, me një politikane pa imazh negativ. Më tej, Gjikondi tha se është imoralitet politik ligji i ri për barazinë gjinore e cila i jep një spektër më të gjerë. Sipas saj, fokusi i Ramës duhet të ishte më i madh drejtuar Ministrisë së Arsimit.

“Rama e ka bërë jo vetëm për të çmilitarizuar, por edhe për të bërë show. E ka bërë për ta zbutur impaktin e saj, për të zbehur ambicien e shumë njerëzve, klane politike, biznesi, trafiku që kanë personat e tyre të mirëarsimuar të futur në politike për të pasur

Ka bërë një zgjedhje personale duke vënë një zonjë që ka qenë tekniciene pa një imazh negativ. Programi i Ramës ka marketingun brenda, fokus kryesor ka familjen dhe ndërkohë ka një debat shumë të madh për ligjin për barazinë gjinore ku me lobimin që ka bërë LGBT në Shqipëri të bëjnë një shpikje të madhe ku barazia gjinore të ketë një spektër të gjerë. Mendoj se është shumë e shëmtuar, Meloni e ka hequr dhe s’mund të themi që e kërkon BE si kriter. E shoh si imoralitet të politikës shqiptare, Zoti dhe natyra i kanë ndarë gjinitë dhe nëse shumë vende të BE e kanë ndarë mashkull dhe femër nuk kemi pse të ndryshojmë.



Vizioni më i madh i tij do të doja të ishte te Ministria e Arsimit se aty është vizioni për Shqipërinë 2030.”, tha Gjikondi.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!