Ligji i ri: Gjermanët duhet të shëtisin kafshët shtëpiake dy herë në ditë

schedule18:26 - 19 Gusht, 2020

schedule 18:26 - 19 Gusht, 2020

Personat që mbajnë kafshë shtëpiake në Gjermani së shpejti do të urdhërohen me ligj, që të shëtisin me kafshët e tyre dy herë në ditë. Ligji u prezantua nga ministrja e Bujqësisë, Kulia Klöckner e cila tha se më shumë se 9.4 milion qen në Gjermani nuk kanë marrë stërvitjen dhe stimujt e nevojshëm, sipas “The Guardian.

Klöckner tha se rregullat ishin të bazuara në prova shkencore që tregojnë se qenve iu duhet një “masë e mjaftueshme e aktivitetit dhe kontakt me stimuj mjedisorë”, përfshirë kafshët e tjera, natyrën dhe njerëzit. Gjithashtu, do të ndalohet edhe lidhja e tyre me zinxhir, shkruan abcnews.al.

Qentë nuk janë lodra të përkëdhelura. Ata gjithashtu kanë nevojat e tyre, të cilat duhet të merren parasysh “, tha ministrja. Një zëdhënëse e ministrisë së Bujqësisë tha se autoritetet në landet gjermane do të jenë përgjegjëse për zbatimin e ligjit. Lajmet për ligjin që pritet të miratohet vitin e ardhshëm , ka shkaktuar debat të gjerë në Gjermani. /abcnews.al/