Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Liesa i zbulon sekretin live Kiara Titos: Flet me reperin super seksi ndërkombëtar

schedule19:35 - 15 Shkurt, 2021

schedule 19:35 - 15 Shkurt, 2021

Moderatoret Kiara Tito dhe Liesa Haxhiasllani janë shoqe të ngushta prej vitesh. Ato janë aq të lidhura sa edhe në emisione televizive ftohen bashkë.

Së fundmi, dy vajzat iu përgjigjën pyetjeve të ndryshme nga Roza Lati, madje në një moment Liesa e nxorri Kiarën “zbuluar”. Ajo tha se moderatorja flet me dikë të ekranit ndërkombëtar. Më pas, Kiara tha se bëhet fjalë për Jason Derulon.



Roza Lati: Kiara, më thuaj tre meshkujt më seksi të ekranit?

Kiara: S’po më vjen asnjë në mendje, sinqerisht, se do e thoja.

Liesa: S’ia përcaktove, për ekran shqiptar apo ndërkombëtar, se ndoshta ndërkombëtar kishte se dhe flet me këta ndërkombëtarët…

Roza Lati: Tre meshkujt më seksi të ekraneve ndërkombëtare, se kisha harruar.

Kiara: Jason Derulo, Jason Derulo, Jason Derulo.

Roza Lati-Liesës: Flet me Jason Derulon kjo?

Liesa: Eh.

Kiara: Më ka shkruar një herë në Instagram por e ka parë Liesa.

Liesa: I ka shkruar për klip po ndodhi pandemia dhe nuk shkoi dot./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!