Policia e Lezhës shpetoi jeten e nje e gruaje e cila po kercenohej per vrasje nga burri i saj 36 vjecar. Kur policia shkoi ne shtepine e cifti gjeti droge. Në sallën operative u be nje telefonate se në një banesë në Kotërr-Lezhë ka një konflikt. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë shkuar menjëherë ku kanë konstatuar se po ndodhte një konflikt në familje, mes një çifti. Falë ndërhyrjes në kohë efektivët e policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, ku shtetasi Andi P., po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Nga kontrolli fizik dhe i banesës Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 460 fara narkotike të dyshuara Cannabis Sativa dhe 61 gramë lëndë bimore në formë boçe . Policisë Lezhë arrestoi 36 vjecarin./abcnews.al