Lezha mesa duket nuk i bindet urdhrit për tu mbrotjur nga koronavirusi. Lezha nuk ka asnjë person të identifikuar me koronavirus, por kjo nuk e përjashton nga masat drastike të vendosura si parandaluese të përhapjes së COVID-19. Qytetarët ende nuk janë ndërgjegjësuar për rrezikun që sjell ky virus. Mjafton vetëm të kthejmë sytë nga Italia ku numri i vdekjeve po merr përmasa tragjike.
Gazetari Gjergji Figuri tha për abcnew.al se shumica e qytetarëve lëvizin në grupe, gjë e cila e bën edhe më të rrezikshme.
“Dy orët e qarkullimit, ka pasur edhe të shoqëruar sepse kanë lëvizr gjatë orës së ndaluar. Pavarësisht kërkesës për të mos dalë na shtëpia ka pasur edhe qytetarë që nuk kanë ngurruar të dalin. Ajo çfarë vihet re është se në terren hidhen patrullat e policisë për të monitoruar situatën.
Edhe zona bregdetare e Shëngjinit ka marrë vëmendjen e Policisë për të parandaluar qytetarët. Gjithashtu është një tjetër zonë në Lezhë ku është ndërtuar një penodale për biçikleta dhe po shfrytëzohet në këtë kohë nga qytetarët.
Vazhdon të ketë mosrespektim të masave të marra. Pavarësisht se janë kryer testime të pacientëve të dyshuar, nuk ka të konfirmuar me koronavirus”, raportoi gazetari Gjergj Figuri.
Gjithashtu gazetari Simon Shkreli raportoi të njëjtën situatë në Shkodër. Ai theksoi se edhe qytetarët shkodranë nuk i kanë marrë seriozisht masat për parandalimin e koronavirusit.
“Nuk kam frikë nga koronavirusi sepse nuk ka ardhur ende në Shkodër”, kështu është shprehur një i ri, për gazetarin Simon Shkreli.
“Qytetarët ende nuk po ndërgjegjësohen. Vazhdon e njëta situatë. Në hyrje në Shirok, Policia ka dalë në postbllok. Ndryshe është situata brenda në qytetin e Shkodrës. Trotuaret janë të mbushura plot. Edhe pse është bllokuar një shëtitore, njerëzit kanë mbushur rrugët e qytetit”, tha gazetari për “ABC News”.