Lëvizte me makinë i dehur, durrsaku e pëson keq

schedule08:33 - 29 Maj, 2020

schedule 08:33 - 29 Maj, 2020

Një 33-vjeçar në Durrës ka rënë në prangat e policisë. Mësohet se është arrestuar B.A.,33 vjeç, banues në Durrës.

Ky i fundit u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.17,Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të pa rregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-B.A.,33 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.17,Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”

/abcnews.al