Letra skandaloze, Dodik rikonfirmon vasalitetin ndaj Putinit: Bosnja në rrezik

schedule13:45 - 3 Mars, 2022

schedule 13:45 - 3 Mars, 2022

Një tjetër lëvizje skandaloze  në politike është kryer nga anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, i cili u përpoq të ndërhynte në Kombet e Bashkuara (OKB) përmes një vendi tjetër, misionit të Federatës Ruse.

Mediat bëjnë me dije se këtë e ka konfirmuar letra e ambasadorit rus në OKB, Vassily Nebenzi, i cili më 28 shkurt ia ka dërguar atë Dodikut, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ku theksonte se “Bosnja dhe Hercegovina është neutrale për konfliktin në Ukrainë”.

Përmes kësaj letre ai ka kritikuar edhe ambasadorin e Bosnjë Hercegovinës, Sven Alkalaj.

Për sa i përket situatës në Ukrainë, theksoj se ambasadori i Bosnjës  në OKB, bën thirrje për një lëvizje personale, të njëanshme dhe të paautorizuar në deklaratën se BeH do të jetë sponsor i rezolutës amerikano-shqiptare që dënon veprimet e Rusisë kundër Ukrainës”, citohet të ketë shkruar Dodik në fillim të letrës.

Sipas Klix.ba, Dodik ndër të tjera ka shkruar se “për shkak të qëndrimit të prerë të Republika Srpska, institucionet përkatëse të BeH-së përgjegjëse për politikën e jashtme, nuk kanë mbajtur asnjë qëndrim unanim për ngjarjet në Ukrainën lindore në drejtim të dënimit të Rusisë”.

Sipas tij në konfliktin mes Rusisë dhe Ykrainë,  Bosnja dhe Hercegovina duhet të jetë e paanshme dhe neutrale

“Bosnja dhe Hercegovina duhet të jetë e paanshme dhe neutrale dhe të mos mbështesë asnjë palë në këtë konflikt, por të mbështesë paqen dhe zgjidhjen paqësore në këtë situatë”, ka shkruar Dodik. /abcnews.al