Letra e 8 ministreve për Holandën, Kisha Katolike: Ndahemi me qeverinë për abortin dhe martesat gay

schedule15:14 - 11 Tetor, 2019

schedule 15:14 - 11 Tetor, 2019

Kisha Katolike i bën thirrje politikës të mbrojë unitetin e familjes dhe të ruajë vlerat e shqiptarëve. Në një intervistë për ABC News, Arqipeshkvi i Metropolit të Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo rrëfen arsyet që e detyruan të reagonte publikisht kundër letrës që 8 ministret e qeverisë Rama i dërguan Holandës për çeljen e negociata.

Sipas tij, të krishterët, por edhe myslimanët mbrojnë vlerat e familjes ndaj edhe janë kundër qëndrimeve mbështetëse që ministret e qeverisë kanë shprehur për Holandën për çështjen e abortit dhe martesave të të njëjtit seks.

Thirrjen për ruajtjen e vlerave njerëzore dhe unitetit të familjes vendosi ta bëjë publikisht. Me dëshirën që Shqipëria të vijojë rrugëtimin e saj europian për shkak të vlerave që mbart, Arqipeshkvi i Metropolit të Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo nuk i fsheh dozat e pakënaqësisë ndaj letrës që 8 ministres e qeverisë Rama i dërguan qeverisë së Holandës.

Nuk ka pasur qëllim që të sulmojë qeverinë dhe ministret e saj, por politikës i kërkon të mbrojë vlerat e familjes.

Në 48 orët që pasuan reagimin e tij ka marrë mbështetje të forta. Për këdo që e ka sulmuar si të huaj, i kujton se shtetësinë e marrë nga Kreu i Shtetit.

Reagimin e tij e kishte të fortë, por dilemën vijon ta ketë ende të madhe./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!