Leroy Sane te Bayern, Guardiola gjen zëvendësuesin te Leverkusen

schedule18:41 - 26 Maj, 2020

schedule 18:41 - 26 Maj, 2020

Prej vitesh tashmë, Bayern Leverkusen ka nxjerrë disa nga talentet më premtues në Gjernani. Kai Havertz pritet të jetë lojtari më i kërkuar në merkato, por dhe për Diaby e Bailey, ka interes të madh.

Madje, ky i fundit konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Leroy Sane nga Pep Guardiola. Sulmuesi anësor i Manchester Cityt duket i destinuar për t’iu bashkuar Bayern Munchen, për një shumë që mund të kapë 60-70 milion eurot.

Këto para, Guardiola i ka rezervuar për kartonin e Leon Bailey, të cilin e sheh si lojtarin ideal për të mbuluar fashon e majtë të sulmit. Bailey me Leverkusen ka bërë ndeshje shumë të mira dhe “Aspirinat”, nuk pranojnë asnjë ofertë poishtë 40 milion eurosh./abcnews.al