Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Leonardo DiCaprio nuk di të ndalet, bën sërish thirrje që Lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar

schedule11:52 - 7 Maj, 2021

schedule 11:52 - 7 Maj, 2021

Aktori i Hollywood-i, Leonardo DiCaprio nuk di të ndalet kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Lumit Vjosë, në Shqipëri.

Ai ka reaguar sërish disa orë më parë dhe këtë herë ka bërë thirrje përmes Twitter, duke kërkuar shpalljen e Vjosës si Park Kombëtar.

DiCaprio është shprehur se ky status ‘do ta mbrojë zonën nga digat dhe një kërcënim i ri si shpimet e naftës dhe gazit’.



Aktori e shoqëroi postimin me një artikull të organizatës ‘Global Wildlife Conservation’ të shkruar nga gazetarja Gege Li, një biokimiste e cila prej vitesh shkruan për natyrën në revista shkencore si ‘Neë Scientist’ apo ‘Chemistry World Magazine’.

Në artikull përmenden edhe protestat e vazhdueshme nga shoqëria civile dhe angazhimet e aktivistëve mjedisor apo dhe komunitetit shkencor për ta shpallur Vjosën Park Kombëtar.

Postimi i Leonardo DiCaprio:

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!