Legalizuan objektin duke cënuar xhaminë, kallëzohen në SPAK kreu i Kadastrës Vlorë dhe 7 zyrtarë

schedule13:35 - 3 Prill, 2023

schedule 13:35 - 3 Prill, 2023

VLORË – Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës, kallëzon penalisht me akuzën “Për shpërdorim detyre” në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe Krimit dhe të Organizuar (SPAK), tetë zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë të Drejtorisë Vendore të ASHK Vlorë.

Pas verifikimeve të kryera, janë evidentuar shkelje të rënda në dhënien e lejes së legalizimit dhe titullit të pronësisë në cënim të truallit të Komunitetit Mysliman.

Të kallëzuarit janë:

Erdet Mandi, aktualisht Drejtor i ASHK-Vlorë

Bilbil Aliaj, ish- Drejtor i ASHK Vlorë

Renato Beshaj, ish-përgjegjës i sektorit të legalizimeve ASHK Vlorë

Denis Metaj, ish- përgjegjës i sektorit të hartografisë

Dorjana Ferati, ish-përgjegjës i sektorit të çështjeve të pronësisë, aktualisht përgjegjëse e arshivë-protokollit ASHK Vlorë

Anisa Golemi, specialiste ASHK Vlorë

Bojkena Bani, ish-specialiste ASHK Vlorë

Teuta Meço, specialiste ASHK Vlorë/abcnews.al  

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!