Lecce me mungesa përballë “shqiptarëve” të Empoli, te “verdhekuqtë” mungon dhe “legjionari” i mesfushës

schedule20:56 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 20:56 - 6 Dhjetor, 2023

Lecce mori një pikë me vlera përballë Bolognas në “Via del Mare”, falë një penalltie të Piccoli në minutat shtesë të takimit dhe tashmë skuadra e tekniku, D’Aversa është përqendruar tek sfida e radhës në Serie A, kundër Empoli në transfertë.

Kjo përballje mund të konsiderohet ndryshe, edhe si një “finale” mbijetesë përballë skuadrës së Etrit Berishës, Ardian Ismajlit dhe Stiven Shpendit, aty ku pikët janë tepër të rëndësishme për Ylber Ramadanin me shokë.

Ndërkohë, Wladimiro Falcone dhe Medon Berisha nuk kanë marrë pjesë në seancën e sotme stërvitore si pasojë e gripit, me portieri italian dhe mesfushori shqiptar, shpresojnë të rikuperohen në kohë për sfidën e së hënës.

Berisha, kapiteni i Shqipërisë U21, është grumbulluar rregullisht me skuadrën e parë të Lecces, por ende nuk ia ka dalë të debutojë në Serie A, moment që po e pret me padurim, në karrierën e tij. /i.m /abcnews.al