Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Le Pen, rrugë e hapur drejt presidencës/ Liderja e ekstremit të djathtë nuk pengohet të kandidojë në zgjedhjet e 2027

schedule15:16 - 7 Korrik, 2026

schedule 15:16 - 7 Korrik, 2026

Marine Le Pen mund të kandidojë për herë të katërt për zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2027, pasi Gjykata e Apelit në Paris ndryshoi dënimin ndaj saj në lidhje me keqpërdorimin e fondeve të Parlamentit Evropian.

Liderja e esktremit të djathtë, Bashkimi Kombëtar, mbetet fajtore, por ndryshe nga vendimi i shkallës së parë, ku ajo u përball me një ndalim pesëvjeçar për të mbajtur poste publike, apeli reduktoi dënimin në një formë që nuk e pengon të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2027.

Apeli vendosi për 3 vite burg, dy nga të cilat u pezulluan, por një vit tjetër ajo duhet ta kalojë me byzylyk elektronik.



Duke e zvogëluar periudhën që asaj i ndalohet të kryejë detyra publike në vetëm 15 muaj, pasi 30 nga 45 muajt janë të pezulluar, ajo mund të kandidojë ende për presidencë.

Topi është në fushën e Le Pen, por më parë ajo ka deklaruar se nuk do të kandidojë në këto kushte. Kur ka mbetur rreth një vit nga zgjedhjet presidenciale, byzyluku elektronik do e bënte praktikisht të pamundur për Le Pen që të zhvillonte fushatën.

Megjithatë partia e kz zgjedhur kandidatin e mundshëm, presidentin e Tubimit Kombëtar dhe dishepullin e Le Pen, 30 vjeçari Jordan Bardella.

Sondazhet e nxjerrin Bardellan në pozita të mira, edhe pse disavantazhi i tij do të mund të ishte fakti që nuk ka eksperiencën e mësueses së tij dhe një garë presidenciale mund t’i nxjerrë në pah edhe dobësitë.

Ndryshe nga Le Pen, Bardella ka një mbështetje më të gjerë në Gjeneratën Z, ndërsa është tejet aktiv në rrjetet sociale.

Vetë Le Pen do të ketë një dalje për mediat në mbrëmje, ku do u japë fund të gjithë spekulimeve, ndërsa sipas vendimit ajo ende do duhet të paguajë 100 mijë euro gjobë për keqpërdorimin e fondeve europiane.

Çështja lidhet me skemën e dyshuar të “asistentëve parlamentarë të rremë” në Parlamentin Evropian. Prokuroria pretendoi se fonde të bllokut ishin përdorur për të paguar persona që në të vërtetë punonin për partinë Bashkimi Kombëtar dhe jo për detyrat e tyre parlamentare në Bruksel. Sipas hetimeve, skema ka funksionuar nga viti 2004 deri në vitin 2016 dhe ka përfshirë miliona euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!