“Le Parisien” raporton lajmin e befasishëm, ndeshje të manipuluara në kampionatin kosovar

schedule11:27 - 24 Shkurt, 2023

schedule 11:27 - 24 Shkurt, 2023

Gazeta franceze “Le Figaro” raportoi se një skuadër kosovare është duke u hetuar për kurdisje ndeshjesh dhe tashmë nëntë persona janë arrestuar, të cilët ishin të përfshirë në katër ndeshje të trukuara. Tani, “Le Parisien” raporton se në qendër të këtij skandali është skuadra nga Podujeva, Llapi.

Sipas gazetës franceze, një grup prej 10 personash të moshës 22 deri në 50 vjeç janë të përfshirë në skandalin për ndeshje të trokuara për skuadrën e Llapit. Sipas tyre, në këtë skandal janë të përfshirë anëtarë nga stafi drejtues, trajnerë dhe disa lojtarë.

Aty thuhet se nën presionin e drejtuesve të tyre, disa lojtarë të kësaj skuadre kanë rënë dakord që të merrnin rezultate negative të planifikuara paraprakisht me qëllim të basteve sportive.

Këta, pjestarë të komunitetit kosovar me seli në Francë, më pas shfrytëzuan këtë mundësi dhe kanë luajtur shuma të konsiderueshme parash. Shuma e këtyre fitimeve gjatë vitit 2022 thuhet se ka kapur shifrat e të paktën 360 mijë euro. Një pjesë e kësaj shume mendohet të jetë dërguar te klubi kosovar përmes njërit prej sponsorëve të tyre.

Midis nëntë personave të arrestuar mëngjesin e së martës, veçanërisht në Dijon dhe Mulhouse, pesë prej tyre u vunë në paraburgim nga policia. Më në fund, katër burra u paraqitën këtë të enjte, më 23 shkurt, përpara një gjyqtari hetues të Jirs of Nancy me një aktakuzë për akte korrupsioni dhe mashtrimi në një bandë të organizuar.

“Ne e mirëpresim këtë operacion, i cili u krye në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Dijon dhe Mulhouse”, shpjegon komisioneri i divizionit Stephane Pialat, kreu i departamentit të garave dhe lojërave, i cili krijoi në vitin 2021 një grup të specializuar për korrupsionin sportiv.

Klubi i Llapit reagoi me një postim në rrjetet sociale duke e konsideruar veten të pafajshëm në këtë vorbull antiligjore, por gjithashtu sipas raportimeve nga Kosova, thuhet se autoritetet përkatëse ligjore janë vënë në punë për të identifikuar këtë rast dhe për të arrestuar personat e përfshirë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!