Lazio-Torino do riluhet, Juventus-Napoli shtyhet për datë tjetër

schedule20:30 - 12 Mars, 2021

schedule 20:30 - 12 Mars, 2021

Torino nuk është dënuar për shkak se nuk u paraqit në ndeshjen kundër Lazio. Gjykata Sportive në Itali ka vendosur që ndeshja e programuar për javën e 25-të të Serie A të riluhet dhe tani Liga duhet të vendosë për datën dhe orarin.

Torino nuk u lejua të thyente karantinën nga ASL e Torinos dhe në këtë mënyrë nuk mund të fluturonte drejt Romës për të luajtur. Lazio zbriti në fushë dhe priti 45 minuta sipas rregullores, por këtë herë organet disiplinore nuk kanë vendosur si me Napolin që humbi në tavolinë fillimisht dhe iu heq një pikë.

Ai vendim u hodh poshtë, ndërkohë që ditën e sotme ka ardhur edhe një lajm i ri. Dueli Juventus-Napoli nuk do të zhvillohet më 17 mars, sikurse ishte vendosur fillimisht. Ndeshja e prapambetur është shtyrë për më 7 prill, prej orës 18:45. /abcnews.al