Lavrov merr vizën, pritet të niset në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

schedule13:45 - 13 Shtator, 2022

schedule 13:45 - 13 Shtator, 2022

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe anëtarët e delegacionit rus kanë marrë viza për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sipas agjencisë së lajmeve ruse.

Rusia prej javësh ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për mosdhënien e vizave për anëtarët e delegacionit rus për të marrë pjesë në seancën e 77-të të asamblesë, e cila hapet sot në Nju Jork.

Sipas Reuters, Moska ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të bllokojnë pjesëmarrjen e plotë të Rusisë në asamblenë e përgjithshme duke vonuar dhënien e vizave për pjesëmarrjen ruse.

Kremlini tha më herët sot se Shtetet e Bashkuara po “shkelnin detyrimet e tyre” duke mos lëshuar viza për delegacionin e Rusisë dhe tha se po ndërmerrte hapa për të kërkuar llogari nga OKB-ja dhe SHBA-ja për situatën.

abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!