Lavrov fajëson Ukrainën për bllokimin e eksporteve të grurit

schedule13:45 - 23 Qershor, 2022

schedule 13:45 - 23 Qershor, 2022

Kriza e eksportit të grurit të Ukrainës do të ishte zgjidhur tashmë nëse Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë do të kishin çminuar portet e Detit të Zi, tha Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov në një konferencë shtypi pas bisedimeve me ministrin e jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian të enjten, sipas CNN.

“Përpjekjet e Turqisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së do të kishin qenë të suksesshme shumë kohë më parë nëse Ukraina dhe perëndimorët do të kishin zgjidhur çështjen e çminimit në Detin e Zi”, tha Lavrov.

“Përpjekjet për të organizuar një koalicion ndërkombëtar për çminimin e porteve në Detin e Zi synojnë vetëm ndërhyrjen në çështjet e rajonit të Detit të Zi nën mbikëqyrjen e OKB-së”, shtoi Lavrov.

Në një deklaratë ditën e sotme,  Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss tha të enjten se ishte “urgjente” të zgjidhej kriza e grurit në Ukrainë brenda muajit të ardhshëm për të shmangur pasojat shkatërruese.

/abcnews.al