Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

“Largimi i shqiptarëve është bllokuar”, Idajet Beqiri: Berisha, politikë shfarosëse ndaj shqiptarëve

schedule23:41 - 14 Prill, 2026

schedule 23:41 - 14 Prill, 2026

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në edicionin ‘Ora e Fundit’ komentoi Samitin e katërt të Diasporës që u mbajt këtë të martë në kryeqytet. Avokati tha se fenomeni i largimit të shqiptarëve është frenuar, ndërsa rritja e turizmit dhe përmirësimi i infrastrukturës po krijojnë kushte për rikthimin e interesit ndaj vendit.

Beqiri akuzoi gjithashtu Berishën se me ngjarjet e iniciuara prej tij largoi shqiptarët nga trojet tona.

“Fenomeni i largimit është bllokuar, por janë krijuar kushte në vendin tonë që shqiptarët po i kthejnë sytë nga atdheu i tyre nga përvojat që kanë marrë, por nga ana tjetër edhe politikat e viteve të fundit janë shumë favorizuese. Në rast se në Shqipëri vijnë 12 milionë turistë, do të thotë vende pune; ne marrim nga vende të ndryshme të botës sepse nuk plotësojmë dot. Në infrastrukturë rrugët janë përmirësuar; shkojmë në Vermosh, në Theth dhe në bregdet.



Regjimi dhe misioni i Berishës ka qenë dora e zgjatur dhe ekzekutori i planeve të serbëve; ky erdhi si serb dhe vuri në jetë planin e tyre për të pakësuar popullin shqiptar. Ai këtë gjë e nisi qysh kur ishte në opozitë; sa shqiptarë janë traumatizuar dhe kanë ikur nga kjo jetë, jo se u dhimbseshin se u rrëzua komunizmi, por kur panë që digjeshin fabrika dhe uzina, plantacione të tëra, kur shihnin si vihej flakë uzinave dhe fabrikave, bënë që shqiptarët të largoheshin. Nuk i harrojnë shqiptarët ngjarjet në Pukë, Fushë-Arrëz apo si digjej biblioteka e Shkodrës.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!