Largimi i Davies shkakton boshllëqe, Bayern “psonis” në Serie A

schedule17:56 - 16 Shtator, 2024

schedule 17:56 - 16 Shtator, 2024

Me anësorin kanadez të mbrojtjes, Alphonso Davies, në prag largimi nga “Bavarezët” e Bayern Munich, këta të fundit janë hedhur menjëherë në sulm, për gjetjen e një emri të ri, e padyshim të madh, për krahun e majtë të mbrojtjes dhe duket se një emër të tillë e kanë gjetur në kampionatin elitar të Italisë, Serie A.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, një objektiv kryesor te “gjigantët” gjermanë është anësori francez, Theo Hernandez, me 26-vjeçarin, i cili prej disa sezonesh tashmë po shkëlqen me fanellën e Milan, duke qenë një nga lojtarët protagonistë, në “San Siro”, sidomos me kombinim e tij fantastik, me “yllin” portugez, Rafael Leao.

Megjithatë, kalimi i Hernandez në Bavari nuk është një mision i lehtë, me “Djajtë” e Milano, që nuk pranojnë një ofertë më të vogël se 100 milionë euro, për anësorin e krahut, ofertë kjo që do të rregullonte jo pak skuadrën, por do të dëmtonte shumë edhe arkën e një klubi të madh, ashtu siç janë edhe “Të Kuqtë” e Bayern Munich. /i.m /abcnews.al