Larg vëmendjes së medias, kreu i SHISH, Lleshaj e Gjonaj në takim me Olsjan Çelën

schedule17:10 - 24 Qershor, 2020

schedule 17:10 - 24 Qershor, 2020

Komiteti ministror ka zhvilluar një takim larg vëmendjes së medias ditën e sotme me kryeprokurorin Olsjan Çela.

Burime për Abcnews.al kanë njoftuar se në këtë takim kanë qenë të pranishëm, Ministri i Brendshëm Sandër lleshaj, Ministrja e Financave Anila Denaj, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj si dhe kreu i SHISH Helidon Bendo.

Mësohet se ky Komitet i thirrur nga Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj, ka diskutuar dhe shkëmbyer informacione, ku në fokus ka qenë ecuria e Operacionit Forca e Ligjit, dhe lufta kundër krimit.

Nuk janë bërë të ditura më tepër detaje rreth këtij takimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!