Lampard i ka dhënë dorën, tre klubet e Serie A duan shërbimet e Emerson

schedule22:18 - 3 Prill, 2020

schedule 22:18 - 3 Prill, 2020

Emerson do të largohet nga Chelsea, pasi mbrojtësi i majtë nuk bën pjesë në planet e Frank Lampard. Strategu i Bluve të Londrës nuk e ka grumbulluar në 4 nga 5 sfidat e fundit të Chelsea dhe largimi duket i paevitueshëm.

Interesimi për Emerson nuk mungon dhe një rikthim në Serie A për ish-mbrojtësin e Romës, duket mëse i mundshëm. Napoli, Interi dhe Juventusi janë ekipet e interesuara për shërbimet e Emerson.

25 vjeçari vlerësohet 30 milion euro nga Transfermarkt dhe me një shumë të tillë, Chelsea me shumë gjasa do ta linte të lirë. Edhe Manchester United interesohet për Emerson, por “Djajtë” nuk duan të rivalizojnë me tre klubete Serie A. Gjithsesi, drejtuesit e United po studiojnë situatën dhe duken gati për të përfituar./abcnews.al