Lajme të mëdha për këngëtaren Lady Gaga

schedule20:07 - 20 Dhjetor, 2017

schedule 20:07 - 20 Dhjetor, 2017

Këngëtarja e mirënjohur Lady Gaga, ka bërë një njoftim të rëndësishëm në Twiter për fansat e saj.

Duket se pas një karriere të suksesshme, ka ardhur momenti që ajo të shpallë projektin e saj të ri dhe më të rëndësishëm deri tani. Në postim ajo shkruan se vitin e ardhshëm do të ketë selinë e saj në Las Vegas ku do të japë një seri koncertesh nga repertori i deritanishëm.

Kjo ofertë privilegjuese u jepet vetëm këngëtareve më me famë dhe influencë në SHBA. Artiste të tjera që kanë pasur selinë e tyre në qytetin luksoz të Las Vegasit janë: Celine Dion; Mariah Carey; Britney Spears, Jenifer Lopez etj.

Gaga thuhet se për këtë marrëveshje ka përfituar rreth 100 milionë dollarë për të kryer rreth 74 koncerte./abcnews.al