Lajm i mirë, Rama: 8 persona të tjerë janë shëruar sot!

schedule23:51 - 30 Mars, 2020

schedule 23:51 - 30 Mars, 2020

Ndërkohë që rritet numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri është rritur edhe numri i të shëruarve.

Gjatë paradites së sotme Ministria e shëndetësisë njoftoi se numri i të shëruarve kishte arritur në 44.

Mirëpo kryeministri Rama në një postim të minutave të fundit ka dhënë edhe lajmin e mirë për 8 persona të tjerë të shëruar nga covid-19.

“LAJM I MIRË: 8 TË SHËRUAR SOT”, shkruan kryeministri.

Kështu numri total i të shëruarve ka shkuar në 52 persona.

Në Shqipëri gjithësej janë prekur nga koronavirusi 223 persona ku 12 prej tyre kanë humbur jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!