Lajm i mirë për shqiptarët në Itali, kur pritet të miratohet marrëveshja për pensionet

schedule09:16 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 09:16 - 23 Dhjetor, 2021

Një lajm i mirë vjen për shqiptarët që jetojnë në Itali lidhur me marrëveshjen e pensioneve mes dy vendeve. Pas disa përpjekjesh është miratuar kërkesa e senatorit italian, Tomasso Nannacini, për të krijuar një fond specifik që do t’i japë fund problemit mbi kontributet shoqërore për shqiptarët që jetojnë në Itali por dhe për italianët që jetojnë në vendin tonë.

Shteti fqinj ka lidhur marrëveshje dypalëshe të sigurimeve shoqërore me shumë shtete, por ajo me Shqipërinë mungon edhe pse komuniteti shqiptar atje e ka kërkuar prej vitesh. Gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, me gazetarët Enkel Demi dhe Sibora Bitri tha se brenda vitit të ardhshëm mund të nënshkruhet marrëveshja për njohjen e pensioneve.

Ai shpjegoi se nëse miratohet ky amendament, qytetari nuk duhet të ketë 20 vite punë me kontribute të rregullta që të futet në skemën e pensioneve. “Në buxhetin italian, falë këtij amendamenti ka një fond special për të bërë këtë marrëveshje Itali -Shqipëri mbi pensionet. Prej vitesh flasim për këtë temë, sidomos në takimet dypalëshe por bllokohej gjithçka me justifikimin që nuk kemi para. Tani paratë janë dhe kemi bërë një fond specifik për këtë marrëveshje.

Do të njihen të gjithë personat që kanë paguar kontributet, do të kenë një pension të bazuar në kontributet e paguara edhe pse nuk kanë paguar 20 vjet. Kjo do të ndodhë brenda vitit 2022, janë të gjitha kushtet për të përmbyllur më në fund këtë të kontributeve në Itali, dhe për italianët që kanë kontribuar për Shqipërinë.

Nëse je një qytetar shqiptar që ke punuar në Itali, shteti që të të njohë kontributet duhet të kesh punuar 20 vite. Me këtë marrëveshje dhe pse ke punuar 4 vjet, 8 apo më shumë nuk i humb ato kontribute sepse i bashkohen kontributeve që ke derdhur në Shqipëri dhe kjo vlen si për shqiptarët dhe për italianët që kanë punuar në Shqipëri.”, shpjegoi senatori.

/abcnews.al