Lajçak flet për dialogun Kosovë-Serbi: Të dy palët duhet të bëjnë diçka për të marrë diçka

schedule10:08 - 18 Nëntor, 2023

schedule 10:08 - 18 Nëntor, 2023

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se zbatimi i marrëveshjes duhet të përparojë nga Serbia dhe Kosova, duke përmbushur detyrimet e tyre përkatëse hap pas hapi paralelisht dhe bazuar në parimin që të dyja palët duhet të bëjnë diçka për të marrë diçka.

Lajçak duke komentuar takimet që kishte gjatë kësaj jave, ka përmendur udhëtimin e tij në Serbi, ku është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryenegociatorin Petkoviç.

“Diskutimet tona ishin vazhdimësi e përpjekjeve tona për të avancuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit. Ngjashëm me diskutimet tona në Kosovë, ne trajtuam edhe çështje të tjera urgjente në dialogun e lehtësuar nga BE, duke theksuar nevojën për zgjidhje urgjente në përgatitje për takimit të kryenegociatorëve. Në diskutimet tona, theksova se zbatimi i marrëveshjes duhet të përparojë me të dyja palët duke përmbushur detyrimet e tyre përkatëse hap pas hapi paralelisht dhe bazuar në parimin që të dyja palët duhet të bëjnë diçka për të marrë diçka.

Të mërkurën pata një takim të dobishëm me liderin e partisë opozitare të Kosovës, PDK-së, Memli Krasniqi. Folëm për situatën në Kosovë dhe rëndësinë e progresit në Dialog për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Të enjten prita dy kryenegociatorët në Bruksel. Diskutuam një sërë temash – Statuti, Plani Implementues, Energjia, Targat, Zgjedhjet dhe Personat e Pagjetur. Takimet ishin të dobishme për të bërë përparim në një sërë çështjesh në axhendën tonë të Dialogut dhe pres një veprim të shpejtë së shpejti. Prandaj, kam në plan të vazhdoj bisedimet në ditët dhe javët në vijim“, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka njoftuar se do të udhëtojë për në Maroko, për të marrë pjesë në Forumin MEDays 2023. /kosovapress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!