Laçi ndëshkon në limit Teutën

schedule19:16 - 29 Tetor, 2022

schedule 19:16 - 29 Tetor, 2022

Laçi ka mundur 1-0 Teutën me një ndeshje me fund dramatik në “Niko Dovana” ku heroi i sfidës është bërë portieri i kurbinasve, Dajsinani.

Kurbinasit goditën dy herë traversën gjatë këtij dueli, duke i shkuar pranë golit në pjesën e parë, teksa e gjetën në të dytin me Spahiun. Teuta provoi të rrezikonte në fund dhe në ndihmë i erdhi edhe VAR-i, falë të cilit u dha një penallti për durrsakët kur regjistrohej minuta e 96-të e duelit.

Por Dajsinani neutralizoi goditjen e Hebajt nga pika e bardhë, duke i dhënë kurbinasve një sukses shumë të vlefshëm 1-0 që i largon nga fundi, teksa zhyt edhe më shumë atje ekipin durrsak. SHIKO GOLIN