Ky është qyteti kosovar që nuk do ketë asnjë deputet në Kuvend

schedule09:56 - 8 Nëntor, 2019

schedule 09:56 - 8 Nëntor, 2019

Ndonëse me afro 30 mijë votues, komuna e Kaçanikut në Kosovë nuk do të ketë asnjë deputet  në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kjo komunë kishte 7 kandidatë, nga partitë kryesore politike, mirëpo s’ka arritur që ta dërgonte asnjë përfaqësues në Kuvend.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i votuesve të regjistruar në këtë komunë është 33.652, ndërsa në zgjedhje kryesisht dalin afro 15 mijë votues./abcnews.al