Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

4 orë ereksion, ky është problemi i madh që Covid-19 shkakton tek meshkujt

schedule15:25 - 1 Korrik, 2020

schedule 15:25 - 1 Korrik, 2020

Koronavirusi mund të shkaktojë “priapism”, një ereksion që zgjat më shumë se katër orë, tek meshkujt e infektuar.

Lajmin e kanë dhënë mjekët pasi një 62-vjeçar nga Franca, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, vuajti nga kjo sindromë e dhimbshme ndërsa merrte kujdes shëndetësor në spital.

Ereksioni në rastin e tij u shkaktua nga një mpiksje serioze gjaku në organin e tij gjenital. Kujtojmë këtu se mpiksja e gjakut apo tromboza, është listuar si një nga komplikacionet më të rrezikshme që shkakton Covid-19, dhe që ndodh në një të tretën e pacientëve të infektuar.



Kur këto mpiksje bllokojnë arteriet apo venat mund të bëhen shkak për atak në zemër apo goditje në tru. Po ashtu, siç u zbulua së fundmi, ato mund të çojnë edhe në “pripiasm”.

Megjithatë ky besohet të jetë rasti i parë që Covid-19 jep këtë lloj komplikacioni tek një i sëmurë. Rasti është publikuar nga mjekët e spitalit në American Journal of Emergency Medicine, shkruan Mail Online.

Sa i përket pacientit, pas ndërhyrjes së mjekëve dhe marrjes së një terapie për normalizimin e sistemit nervor dhe parandalimin e mpiksjes së gjakut, ai nuk ka pasur më shqetësime të këtij lloji. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!