Ky është destinacioni i mundshëm për Navas

schedule19:49 - 11 Nëntor, 2022

schedule 19:49 - 11 Nëntor, 2022

Portieri i PSG-së, Keylor Navas mund të ndryshojë klub. Sipas Caught Offside, West Ham është i interesuar për nënshkrimin e portierit. Vlen të theksohet se futbollisti 35-vjeçar nuk doli në fushë këtë sezon.

Kontrata e Navas me PSG-në është deri në fund të qershorit 2024. Sipas portalit autoritar transfermarkt, vlera e portierit është pesë milionë euro.

Kujtojmë se portieri u përfshi në skuadrën finale të kombëtares së Kosta Rikës për pjesëmarrje në Botërorin 2022, që do të mbahet në Katar. Turneu i ardhshëm fillon më 20 nëntor dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor. /G.D abcnews.al/