Kuvendi shkarkoi Metën, vjen reagimi nga LSI: Parlamenti monist dhe ilegjitim

schedule19:05 - 9 Qershor, 2021

schedule 19:05 - 9 Qershor, 2021

Pasi Kuvendi votoi me 104 vota pro shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, një reagim ka ardhur nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ish-deputeti Endrit Braimllari me anë të një postimi në rrjetet sociale e ka konsideruar ilegjitim shkarkimin e Metës duke thënë se Parlamenti është monist.

Sipas Braimllarit, kjo nismë është ndërmarrë për të shmangur vëmendjen nga tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e 25 prillit.

‘Parlamenti monist dhe ilegjitim ka vetem nje qellim te heqi vemendjen nga masakra zgjedhore e 25 prillit dhe per kete eshte i gatshem te perdori çdo dallkauk per tu bere noter i cmendurise se Edi Rames. Banditet qe vodhen dhe shkaterruan zgjedhjet sot bejne moral. Ato kane vetem nje shqetesim sesi te shmangin vemendje nga tjetersimi i vullnetit te qytetareve me 25 prill.’- tha Braimllari. e.l/abcnews.al/