Mazhoranca fton qytetarët që në 2 mars të shkojnë në Lezhë për të festuar Besëlidhjen e Skënderbeut, ndërsa opozita parlamentare është e përçarë.
Një pjesë do të jenë në mitingun e Presidentit, ndërsa shumica e opozitarëve të rinj do të jenë në sallën e Kuvendit, aty ku një seancë parlamentare do të mbahet në të njëjtën orë me mittingun e drejtuar nga Ilir Meta.
Veç deputetes së zonës, të njëjtën thirrje ka dhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu: “Besëlidhje quhet bashkim shqiptarësh jo shpallje lufte e ca shqiptarëve kundër shqiptarëve”, thotë Ndreu.
“E keni parë që Lefter Maliqi i është bashkuar nismës së opozitës, një diktator i ri ka lindur dhe sigurisht që do ti përgjigjem thirrjes së presidentit”, u shpreh Lefter Maliqi.
“Unë e kam marrë vendimarrjen që kur hyra, jam deputet mbështës institucionet”, deklaroi deputeti i LSI-së, Enver Roshi.
“Deri në dy mars do ta mendoj tha deputeti i PD”, Ervis Meço.
“Unë do të jem atje ku e thotë ligji dhe interesi i qytetarëve. Nuk mund të jenë në interesin e qytetarëve persona që na kanë sjellë në këtë fazë. Edhe Kryeministri edhe Presidenti na kanë sjellë në këtë fazë”, u shpreh deputeti Korab Lita.
“Presidenti është institucion që personinifikon unitetin kombëtar. Nuk mund të bëhem pjesë e një proteste të thirrur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”, tha deputeti i PD, Hakil Jakimi.
“Në kushtet e një gjendje të jashtëzakonshme në të cilën jemi nuk duhet të organizohen protesta”, tha deputetja e PS-së Edlira Bode.
“Në senacën parlamentare për të bërë detyrën që na takon”, tha deputeti i LSI-së Nimet Musai.
Ndërsa deputeti i PD, Arben Elezi tha se do të jetë në Parlament: “Unë jam për institucionet do të jem në Parlament”, theksoi ai.
Nga ana tjetër mazhoranca fton qytetarët që në dy mars të jenë në Lezhë, për “Besëlidhjen e Lezhës”.
“Nuk komentoj batutat e presidentit, por ftoj të gjithë qytetarët që në 2 mars të vijnë në Lezhë për “Besëlidhjen e Lezhës”, tha deputetja e Partisë Socialiste Ardiana Jaku.
/abcnews.al