Kuvendi rikthehet me 4 maj, dështuan në zgjedhje kush janë deputetët që shijojnë seancat e fundit

schedule14:42 - 1 Maj, 2021

schedule 14:42 - 1 Maj, 2021

Të martën e 4 majit do të jetë dhe seanca e parë plenare pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku fituese u shpall Partia Socialiste me 74 mandate, PD u rendit e dyta me 59 mandate, LSI që siguroi vetëm katër mandate dhe PSD me 3 mandate.

Kryetari i parlamentit, Gramoz Ruçi ka firmosur urdhëresën që iu është drejtuar deputetëve aktualë të Kuvendit të cilëve iu kërkohet që të marrin pjesë në seancën e të martës për të miratuar 12 akte normative.

Sipas urdhëresës këto akte lidhen me buxhetin e vitit 2021, vaksinat, rindërtimin, pajisjen e qytetarëve shqiptarë me pasaportë etj.

Në rend të ditës janë edhe 12 dekrete për kthim ligji nga kreu i shtetit, Ilir Meta duke nisur që nga Vettingu në Polici, Garda dhe SHÇBA.

Ndërkohë në këtë seancë plenare do të jenë të pranishëm dhe deputete humbës të opozitës parlamentare të cilët dështuan në zgjedhjet e 25 prillit.

Deputetët te opozitës që nuk pranuan të digjnin mandatet me shumicën e kolegëve të tyre, kanë humbur betejën në zgjedhje. Rudina Hajdari, Myslym Murrizi, Kostaq Papa, Andi Përmeti, Kujtim Gjuzi, etj, do të shijojnë tashmë seancat e fundit plenare në statusin e deputetit. Ndërkohë Ralf Gjoni është një tjetër deputet i opozitës parlamentare që nuk do të jetë më pjesë e kuvendit, pasi ai u tërhoq dhe nga gara e zgjedhjeve të 25 prillit.

Sa vota morën në zgjedhje.

Rudina Hajdari  523 vota kandidate në qarkun e Elbasanit

Myslym Murrizi 1185 vota në total, në Elbasan 57 vota, në Fier 556 vota, në Korçë 109 dhe në Tiranë 463 vota. Në total 1185 vota.

Kujtim Gjuzi 3 vota kandidat në qarkun e Durrësit

Andi Përmeti 128 vota kandidat në qarkun e Korçës

Kostaq Papa    13 vota kandidat në qarkun e Tiranës

Selami Jenishehri 13 vota kandidat në qarkun e Tiranës

Adriatik Alimadhi 153 vota kandidat në disa qarqe

Edmond Stojku 388 vota. .e.su./abcnews.al