Fatos Hakorja këtë të hënë i ftuar në studion e ABC News është shprehur se konferenca e presidentit të Republikës Ilir Meta këtë të hënë mund të shtyhej dhe vëmendja të spostohej e gjitha tek Konferenca e Donatorëve në Bruksel.
Hakorja ndër të tjera është shprehur se kreu i shtetit duhet të ishte më solidar dhe ti kishte sytë nga Brukseli në mënyrë që të grumbullonim sa më shumë fonde.
“Nuk besoj se jeta duhet të stupohet për cështje të ndryshme, nuk e di qëllimin e tij dhe pse e ka bërë një gjë të tillë, por vertet vëmendja këtë të hënë është tek konferenca e donatorëve për të parë se si të tjerët do e ndihmojnë Shqipërinë. Sa do ja dalë Shqipëria që në këtë konferencë të dalë dhe të marrë ndihëm që i duhet. Ndaj mendoj se duhet të ishte me i rezervuar dhe duhej ta shtynte këtë knferenë por sigurisht nuk besoj se ka ndikim”, tha Hakorja.
Ndër të tjera përballe gazetarit endri Xhafo në studion e abcneës.al, Hakorja ka theksuar se duhet të hetohen të gjithë akuzat dhe denoncimet që presidenti Meta bën ndaj mazhorancës.
Në fjalën e tij presidenti Meta sot ka theksuar faktin se mazhoranca kohët e fundit po bën një lojë në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të gjykatës Kushtetuese me qëllim që ta kapë atë.
“Ajo që thotë presidenti në konferencën e sotme është se një korespodencë mes kryetarit të Këshillit të Emërimeve të Drejtësi dhe Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me propozimet që i takojnë presidentit për anëtarët e gjykatës kushtetuese. Ai tha se korespodenca e datës 9 shtator i tregon këto institucione sikur nuk kanë dijeni, por një shkresë që ai kishte para katër ditësh bën me dije se i kishte informuar për procedurën që duhej të ndiqje, sipas presidentit të republikës të dy institucionet kanë bërë të paditurin dhe pse shkresa e kanë pasur. Ai thekson se kjo është një lojë. Ai vijon ta konsiderojë grusht shteti për shkak se thekson se e gjithë kjo bëhet për të kapur Gjykatën Kushtetuese, dhe sot tha se po bëhet gjithçka për të rezervuar një vend për kryetarin e Emërimeve. Të gjitha këto dhe në vrazhdën e atyre që ka denoncuar presidenti Meta duhet të hetohen dhe të shikojmë ka pasur apo jo shkelje ligjore,a jo që mazhoranca ka thënë deri më tani apo ka lënë të kuptohet është se qëllimi është i mirë për të bërë funksionale Gjykatën Kustetuese, por Meta thekson se ky nuk është qëlli i mirë por për ta kapur dhe për ti hequr të drejtën presidentit për të zgjedhur anëtarët”, është shprehur ndër të tjera Hakorja./abcnews.al