Gazetari Faton Mehmeti thotë se mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje, jana ata q1% kanë shkuar më së shumti në protestën në Tiranë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Në emisionin “Newsroom” në ABC News, Mehmeti u shpreh se Albin Kurti kërkon të hakmerret politikisht ndaj Ramës.
“Ka një numër të madh të qytetarëve të Kosovës që shkojnë për të protestuar. Opinioni publik ka qenë i ndarë. Është një pjesë, kryesisht të Lëvizjes Vetëvendosje. Lëvizja Vetëvendosje ka edhe degë të saj në Tiranë. Ka njerëz të tyre shkojnë të organizuar. Ka edhe një pjesë që nuk janë pjesë e asnjë partie. Nuk besoj se do të përçahen shqiptarët, por janë të kanalizuar në grupe. Nuk e shoh si mundësi që të ketë përçarje në këto përmasa. Kësaj proteste i mungon një lider i fuqishëm për ta çuar përpara dhe për të shkuar në zgjedhje”, theksoi ai./abcnews.al



