“Kush po i mbron kriminelët?” Deputeti demokrat: Me Ardi Veliun në krye të AMP-së, policia nuk do pastrohet

schedule18:57 - 6 Shtator, 2022

schedule 18:57 - 6 Shtator, 2022

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pasi ish-drejtori i policisë, Gledis Nano, zbuloi në një intervistë për mediat franceze se operacionet janë dekonspiruar dhe janë arratisur të paktën 14 kriminelë.

Sula thotë se bandat mbrohen nga pushtetarët dhe njerëzit e tyre në çdo institucion.

Nisur nga kjo, Sula thotë se askush që vjen në krye të Policisë së Shtetit nuk mund të vendosë rendin edhe nëse do.

Ai është ndalur edhe tek emërimi i Ardi Veliut në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, duke thënë se policia nuk do të pastrohet, por do të largohen vetëm ata “që nuk qëndrojnë në rresht nën tutelën e kryeministrit”.

Reagimi i plotë:

Kush po i mbron kriminelët?!

Pak ditë para se të shkarkohej, Gledis Nano, ish-Drejtori i Policisë paska dhënë një intervistë në një media franceze ku ka konfirmuar një fakt që vazhdimisht është dencuar nga ne të opozitë dhe media: operacionet dekonspirohen. 14 kriminelë të rrëzikshëm janë larguar pa u kapur nga uniformat blu.

Kjo është dëshmia dhe pasqyra më realiste e gjendjes së sigurisë në Shqipëri. Asnjë idealist në krye të Policisë së Shtetit nuk mund ta fus në shinat e ligjshmërisë në vendin tonë.

Bandat e fuqizuara tashmë ekonomikisht mbrohen nga pushtetarët dhe kanë njerëzit e tyre në çdo institucion shtetëror. Situata ka arritur deri aty sa që grupet kriminale të jenë influencues në emërimet në Policinë e Shtetit. Ata janë në çdo qelizë të shtetit. Këtë e konfirmon ish-Drejtori i Policisë së Shtetit dhe oficeri i policisë i cili u arresta pak javë më parë i cili kishte shoqëruar një nga personat më të perfolur në botën e krimit. Rendin në Shqipëri nuk mund ta vendoste as Gledis Nano dhe as ai që do vij nëse do ket dëshirë.

Personazhe të botës së krimit kanë akses në fondet publike nëpër bashki dhe kjo është e vërtetuar me raste konkrete ku element kriminal kur janë arrestuar ka dal qe kane perfituar dhe tendera nëpër bashki. Jo më pak akses kanë neper institucionet qendrore si ne Drejtori Rrugeve Fondet e ndertimit, në AZHBR e shum ente të tjera prokuruese me fonde publike. Kjo është bashkejetesa e segmenteve te korruptuara të shtetit me krimin.

Në Shqipëri mungon vullneti nga ana e qeverisë për të luftuar krimin. Njerëz të saj janë të lidhur ngushtë me eksponent të rrezikshëm të botës së errët e po i trajtojnë ata si biznesmenë të ndershëm ndërkohë që çojnë drejt falimentit ata që nuk pastojnë paratë.

Policia e Shtetit ka nevojë për një katarsis. Njësoj si në radhët e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve, edhe në radhët e uniformave blu, duhet një vetting. Qeveria e nisi para pak vitesh pastrimin e policisë, por me urdhër të sulltanit u ndërpre sërish.

Ndërkohë aktualisht qeveria po kërkon ta kontrollojë edhe një nismë që synon të fillojë për vettingun e policisë. Qeveria kërkon tja atribuojë kontrollin e policëve ish- SHÇBA, Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Ndërkohë që e kemi marr vesh që në krye të kësaj Agjencie, Rama çoi njeriun e tij të besuar.

Pra të dashur qytetarë, Policia nuk do të pastrohet, por do të largohen të gjithë ata që nuk qendrojnë në rresht nën tutelën e kryeministrit. Presjoni bëhet edhe më i madh teksa jemi para zgjedhjeve lokale.

/abcnews.al